Naim Ismajli, kryetari i Shtimes, njëherit kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se ndjehet i nderuar nga mbeshtetja e madhe që morri me rastin e kandidaturës së tij për deputet, transmeton Ulpianapress.
Ai nepërmjet një shënimi në faqen e tij zyrtare ka falenderuar të gjithë, duke u’a bërë me dije se janë motiv shtesë për të gjatë këtij rrugëtimi, si dhe knaqësi për të me i nda aktivitet e përbashkëta gjatë këtyre viteve.
Shënimi i plotë i Ismajlit:
Përshëndetje miq,
Dua të ju falenderoi secilin veq e veq për komentet dhe mesazhet mbështetese si dhe respektin e treguar ndaj meje me rastin e kandidatures sime për deputet, ju jeni motiv shtesë gjatë këtij rrugëtim ,kënaqësi të ndaj me ju aktivitetet dhe punën e përbashkët gjatë këtyre viteve.
Ta ndërtojmë të ardhmen
Për ty dhe Shtetin.
Me PDK-në dhe Kryeministrin e ardhshëm z.KADRI VESELI
#65me6TETOR
N.I.
COMMENTS