Napoli e ka mposhtur Milanin duke bërë një rikthim sensacional në një ndeshje drithëruese të Serisë A të shtunën në “San Paolo.
Napoli i Carlo Ancelottit e priti Milanin e Gennaro Gattusos në “San Paolo” në Napoli dhe bëri një rikthim të jashtëzakonshëm duke fituqar 3-2, edhe pse po humbiste 2-0 deri në minutën e 53-të, raporton Express.
Kuqezinjtë e nisen mbarë duke kaluar në epërsi falë një goli të mrekullueshëm nga Jack Bonaventura, vetëm 15 minuta brenda takimit.
Kështu edhe u mbyll një pjesë e parë, gjatë të cilës mbase vendasit ishin skuadër më e mirë.
Milani e befasoi përsëri skuadrën e ish-trajnerin e vet duke e dyfishuar epërsinë menjëherë në fillim të pjesës së dytë, me Davide Calabrian që shënoi pas një aksioni të rrjedhshëm.
Heroi i Napolit, Piotr Zielinski doli në skenë dhe e ngushtoi epërsinë e Milanit, duke shënuar nga distanca në minutën e 53-të.
Ai e fundi rrjetës e portës së GianluigiDonnarummas, përsëri nga largësia, kësaj radhe në minutën e 67-të.
E për ta përmbysur Milanin u përkujdes i sapo futuri në lojë, Dries Mertens, i cili shënoi në portën e zbrazet pas një super pasimi nga Allan.
Ancelotti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Napolin në Serie A, pasi i fitoi dy ndeshjet e para tejet të vështira, kundër Lazios dhe Napolit, duke i fituar të gjitha pikët e mundshme.
Për Milanin, kjo ishte ndeshja e parë, si dhe humbja e parë njëkohësisht në këtë edicion të ri, pasi ndeshjen e javës hapëse nuk e luajti ndaj Genovas, pas tragjedisë së shembjes së urës atje.
COMMENTS