NATO DO TË NDIHMOJË NË EVITIMIN E KONFLIKTIT NË BALLKAN

NATO DO TË NDIHMOJË NË EVITIMIN E KONFLIKTIT NË BALLKAN

SBASHK-u edhe me një ultimatum për MASHT-in dhe kryeministrin Haradinaj

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit që t’i ulin tensionet.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve ta bëjnë atë që munden për reduktim të tensioneve, për evitimin e retorikës nxitëse dhe të sigurojnë që ne të mos shohim përsëri ndonjë konflikt të armatosur në këtë rajon”, tha sot zoti Stoltenberg, në një konferencë për gazetarë në Bruksel, në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Mëtutje ai theksoi se “përgjegjësinë kryesore” për evitimin e konflikteve eventuale, “natyrisht e kanë vendet e rajonit, por NATO-ja do të jetë atje për të ndihmuar dhe mbështetur dhe për të siguruar se ne i shmangemi çfarëdo lloji të konfliktit të armatosur në Ballkanin Perëndimor”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)