Ndërroi jetë ish-kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës “SHEFQET HALIL BUDAKOVA”

Ndërroi jetë ish-kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës “SHEFQET HALIL BUDAKOVA”

Dënim i rrallë në Kosovë, dënohet me 500 euro për “shllajfitje”

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës “SHEFQET HALIL BUDAKOVA”

Shefqeti, Ka punuar oficer policie në Mitrovicë deri në vitin 1990, kur pushtuesi serb i largoi nga puna dhe detyra. Si aktivist sindikal i Policisë së Kosovës, burgoset nga pushtuesi serb ne vitin 1993, në Mitrovicë. Sipas raporteve të Amnesty International, në vitin 1990 rreth 4000 oficerë të policisë janë shkarkuar nga detyra. Që atëherë, këta oficerë kanë formuar një sindikatë e cilia u quajt “Sindikata e Pavarur e (ish) Punonjësve të Ministrisë të Brendshme”.

Në vitin 1993, fillon arrestimi i këtyre aktivistëve sindikal. Ata akuzohen se kanë krijuar forca paraushtarake me synimi për shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia. Të gjitha raportet e kohës thonë se janë aktivistë të shqiptarëve kryesorë etnikë të Kosovës po hetohen me akuzën se “janë duke bërë përgatitje për të rrezikuar territorin e Jugosllavisë”

Kështu arrestohet edhe Shefqet Budakova, i cili ishte Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, për Rajonin e Mitrovicës. U mbajt në burgun e Mitrovicës, ku ju nënshtrua një maltretimi të madh fizik e psiqik.

Kolegët për të flasin se ishte shumë profesional dhe korrekt me punën dhe kolegët. Njihej si trim e i pathyeshëm me armiqtë, por shumë i afërt e bashkëpunues me kolegë.

Nga burgu doli i dërrmuar fizikisht, andaj për të gjetur shërim emigroi në Gjermani. U detyrua të largohet nga Kosova, për t’u shëruar, por me mendje e zemër për shokët e vendin. Vuajtjet e torturat e bënë të veten dhe pikërisht ditën kur mbushi 65 vjet u nda kjo jetë.

La pas vetës gruan, 5 vajza dhe një djal.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me date 28.09.2022 – ora 13:00 në fshatin e lindjes në Ribar të Vogël të Komunës së Lipjanit

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)