NDËRRON JETË KOMENTATORI, PAS GOLIT NË MOMENTIN E FUNDIT TË NDESHJES

NDËRRON JETË KOMENTATORI, PAS GOLIT NË MOMENTIN E FUNDIT TË NDESHJES

SHBA, pranga agjentit kufitar në Teksas, i kthyer në vrasës serial

Ndeshjet e fundit që u zhvilluan dje në kuadër të grupit A, më shumë ishin sa për të përcaktuar liderin e grupit se sa kush do të vazhdonte tutje, pasi ajo gjë veçse dihej.

Por, duket se dikush e ka pasur shumë më pranë zemrës paraqitjen e kombëtares së tij, e cila kthehet nga Botërori pa asnjë fitore, e nga grupi A ajo është kombëtarja e Egjiptit.Komentatori egjiptian dhe ish futbollisti i skuadrës Ez-Zemalik, Abdurrahim Muhammed, ka vdekur nga një sulm në zemër pas golit në minutën 95-të, që i solli fitoren Arabisë Saudite ndaj Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).Shefi i Departamentit të Kanaleve Speciale të Televizionit Shtetëror, Usame Behnesi, në një deklaratë për media tha se Muhammedi ishte përgatitur për ta komentuar ndeshjen e grupit A të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, në mes të Arabisë Saudite dhe Egjiptit, në kanalin “En-Nil”.Behnesi njofton se Abdurrahim Muhammed, është emocionuar aq shumë pas golit të dytë të Arabisë Saudite në kohën shtesë të ndeshjes, sa ka pësuar sulm në zemër, ku më pas ishte dërguar në spital, por nuk kishte arritur t’i shpëtoj atakut kardiak. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)