NDËRRON JETË PROFESORI BASRI ÇAPRIQI

NDËRRON JETË PROFESORI BASRI ÇAPRIQI

Aksident horror në Elbasan, makina bëhet copash ndërsa shoferja…

Poeti dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi, ka ndërruar jetë të dielën, në moshën 58-vjeçare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, në Prishtinë.​

Lajmin për vdekjen e profesorit e ka bërë të ditur Familja Çapriqi për Gazetën Express.

Çapriqi ishte lindur më 15.01.1960, në Anë të Malit, Ulqin. Ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.

Çapriqi ishte profesor i Letërsisë Shqipe, Gazetarisë, Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare në Universitetin e Prishtinës.

I ndjeri ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ka udhëhequr PEN Qendrën e Kosovës, dhe ka botuar më shumë se 100 studime e artikuj nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendi.

Është përfshirë në dhjetëra antologji të poezisë në gjuhë të huaja (polonisht, rumanisht, gjermanisht, kroatisht, maqedonisht, anglisht, frëngjisht, arabisht, japonisht, koreane).

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)