Ndërron jetë profesori Fatmir Sopa

Ndërron jetë profesori Fatmir Sopa

Si pas uraganit, shihni pamjet që lanë pas përmbytjet (Foto)

Ka ndërruar jetë profesori i gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, Fatmir Sopa, njofton Ulpianapress.

Lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Sopa, e ka bërë të ditur gjimnazi “Ulpiana”, përmes një shënimi në faqen zyrtare.

“Sot, me pikëllim të thellë e dhimbje të madhe, morem lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të Biologjisë Fatmir Sopa. Profesori Sopa për më shumë se tri dekada ka dhënë një kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të reja.
Drejtoria e gjimnazit “Ulpiana“ në Lipjan, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Sopa, miqve, bashkëpunëtorëve, nxënësve dhe të gjithë atyre që e njohën!”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)