Dikush mund t’i shoh si mundësi për të fituara të holla. Por mbrapa tyre ka dyshime se qëndrojnë biznesmen rus.
Kështu po pretendon drejtori për siguri i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi.
Elezi thotë se instituti që drejton e ka ngrit zërin qysh në vitin 2016 për ndikimin rus në Ballkan.
Se shteti rus ka njerëzit e vet në Kosovë e pohon edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shemsi Syla.
Madje ky thotë se shumë shpejt ky komision do të mblidhet për të diskutuar për këtë çështje.
Ndërkohë Drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, thotë se Policia e Kosovës, është e gatshme me u përballë me çdo situatë, por që tani për tani situata është nën kontroll.
E Rusia tashmë ka një qendër të madhe të spiunazhit në Serbi të Jugut, përkatësisht në Nish, nën emrin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe
Kjo bazë është vendosur në një pozicion strategjik afër aeroportit të Nishit, autostradës së Korridorit X, ngjitur me ambientet e Naftna Industrija Srbije, e cila është aksionare kryesore në Gazpromin e Rusisë.
COMMENTS