Ndodhi qysh mbrëmë: Amerikanët ua dhanë liderëve kosovarë këtë lajm për vizat

Ndodhi qysh mbrëmë: Amerikanët ua dhanë liderëve kosovarë këtë lajm për vizat

E konfirmon Policia: Kjo është arsyeja se pse skuadra serbe nuk u lejua të futet në Kosovë

Anëtarët e ekipit kosovar që sot po marrin pjesë në bisedimet e Brukselit, kanë pasur mbrëmë një takim të rëndësishëm me zyrtarë të lartë amerikanë.

Klan Kosova mëson se në katin e parë të hotelit “Sofitel” ata kanë biseduar, pas orës 23, me Mathew Palmer, që është zëvendës ndihmës i sekretarit të shtetit dhe zyrtarin tjetër Pol Pfeifer, i përfshirë moti kohë në çështjen e Kosovës.

Gjëja e parë që përfaqësuesit e State Departamentit ua thanë kosovarëve ishte urimi për rekomandimin pozitiv për vizat, që pritet të bëhet publik sot rreth orës 16.

Po ashtu, ata thanë se sekretari Mike Pompeo e përcjellë dhe është i informuar në detaje për zhvillimet në Kosovë, e sidomos për temën e dialogut me Serbinë.

Në lidhje me këtë temë, klankosova mëson se është thënë që dialogu me Serbinë duhet të përfundojë në një periudhë kohore prej 4 deri në 6 muaj.

Zyrtarët e Washingtonit kanë kërkuar nga Prishtina të veprojë në mënyrë unike dhe të përfshijë ne dialog edhe opozitën krejt, ose të paktën një pjesë të saj.

Siç merret vesh, me këtë rast është thënë që pjesa më e rëndësishme e fazës finale të dialogut pritet të nis në javën e tretë ose të katër të gushtit, kur takimet në Bruksel shpeshtohen dhe bëhen shumë më të rëndësishme.

Prandaj, pjesëmarrja në to, edhe e opozitës kosovare, shihet si diçka që duhet të bëhet patjetër, sipas amerikanëve. Sidoqoftë, atyre që ishin në takim u është thënë që në rast se opozita, e në radhe të parë, LDK refuzon të bashkohet, atëherë negociatat në dialog mund të vazhdojnë edhe pa të.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)