Ndriçohen shtigjet e ecjes në Lipjan (Video-Foto)

Ndriçohen shtigjet e ecjes në Lipjan (Video-Foto)

Komuna e Lipjanit ka bërë pastrimin me dezinfektues të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Janjevë.

Mbrëmjen e sotme është bërë përurimi i ndriçimit publik, në njërën prej zonave më të bukura dhe më të frekuentuara të qytetit të Lipjanit.

Përveç kryetarit Ahmeti, strukturave komunale dhe qytetarëve të shumtë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatave dhe rrjeteve rinore që veprojnë në komunën e Lipjanit.

Aftësia e kryetarit për t’a shëndrruar të shëmtuarën në të bukur, dëshmohet edhe në rastin e një pjese periferike të qytetit të Lipjanit e cila njihej si vendi te bankinat, që dikur ishte strehë e qenve endacak dhe vendbanim i përshtatshëm për mëllenja (çafka), e ka kthyer në një vend atraktiv për rekreacion dhe sport.

Kjo pjesë dikur e shkëputur nga Lipjani, tashmë është bërë pjesë e qytetit duke i ofruar mundësi të ndryshme qytetarëve që ta shfrytëzojnë atë për ecje, çiklizëm, mundësi argëtimi për fëmijë e shumë aktivitete tjera.

Me zbukurimet që ka pësuar vitetve te fundit, Lipjani dikur një qytezë e vogël, sot është kthyer në qytet atraktiv, madje duke joshur familjet nga Amerika, Gjermania e Danimarka të bëhen banorë rezident të tij.


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)