Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Beograd mbahet marshi “Për Kosovën serbe”

Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Beograd mbahet marshi “Për Kosovën serbe”

Sllovia e ‘mbytur’ nga mbeturinat!

Më 17 shkurt, ditën kur Kosova do të shënoj 10 vjetorin e pavarësisë, organizatat djathtiste serbe në Beograd kanë paralajmëruar se do të mbajnë një marsh me moton

Një nga partitë politike në Serbi, këtë organizim ia faturon presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Kryetari i Partisë së Re (Nova Partiaj) Zoran Zhivkoviq ka thënë se përmendja e Kosovës në këtë kontekst dyfytyrësi është kulmore.

“Ajo është turmë që e ka organizuar kryetari i Partisë Përparimtare serbe –SNS, Aleksandar, ata janë legjionarët e tij, garda dhe ata i shërbejnë ashtu që kur të krahasohet me ta, ai vepron mençëm, me tolerancë dhe ia do të mirën Serbisë, sepse në krahasim me ata, secili do të ngjante i tillë. Prandaj, i ftoj ata djem të shkojnë e ta mbrojnë Kosovën në Kosovë! Kosova nuk mbrohet në rrugë dhe nëpër kafenetë beogradase, prandaj i pyes inspiruesit e tyre ku kanë qenë në pranverën e vitit 1999 kur është dashur të mbrohet Kosova”, ka thënë Zhivkoviq.

Kjo parti i ka bërë kërkesë prefektit të Beogradit, Sinisha Mali që nga policia të urdhërohet ndalimi i këtij marshi. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)