NË AUSTRI KRYETARI ISMAJLI NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN PËR NDËRTIMIN E KOLEKTORIT (Foto)

NË AUSTRI KRYETARI ISMAJLI NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN PËR NDËRTIMIN E KOLEKTORIT (Foto)

9 raste të reja me Covid-19 në Lipjan

Kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli është duke qëndruar në Vienë të Austrisë, për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza.

Ai nëpërmjet rrjetit social facebook për qytetarët e Shtimes dhe opinionin publik ka bërë të ditur nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“Sapo nënshkrova Marrëveshjen për projektin e ndërtimit të Kolektorit të ujërave të zeza me përfaqësuesit e kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria “OSTAP”.

Marëveshja siguron aprovimin e buxhetit nga qeveria dhe Banka Austriake, dhe pas kësaj nga Ministri i financave të Republikës së Kosoves do të fillojë implementimi i kërij projekti në pranverën e vitit 2018.

Është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe një prej projekteve më kapitale.

Urime për të gjithë qytetarët e Shtimes” ka shkruar kryetari Ismajli./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)