Në Evropë do të ketë gjithnjë e më shumë vërshime

Në Evropë do të ketë gjithnjë e më shumë vërshime

QKMF në Lipjan bëhet me dy autoambulanca të reja

Vërshimet do të jenë një dukuri gjithnjë më e shpeshtë në Evropë falë ngrohjes globale. Gjëja më interesante është se kjo do të vlente edhe nëse bota do të mundë ta kufizonte ngritjen e temperaturës në 1.5°C. Kjo është tema e një studimi të ri të publikuar në revistën “Climate”.

Autorët e studimit të publikuar kohë më parë i parashikojnë tre skenarë, ngrohjen globale prej +1.5°C deri në +3°C krahasuar me epokën paraindustriale, transmeton koha.net.

Skenari më i keq i rritjes globale të temperaturës parashikon se dëmet e shkaktuara nga vërshimet e lumenjve në Evropë do të dyfishohen. Këto dëme do të kushtojnë rreth 15 miliardë euro në vit, ndërsa numri i njerëzve të prekur nga këto fatkeqësi natyrore do të rritet për madje 86 për qind, pra, do të arrijë në 650 mijë njerëz në vit. Ky është, pra, skenari më i keq sipas llogaritjeve.

Në rastin më të keq të parashikimit të rritjes së temperaturës (për madje 3°C), dëmi do të jetë 145 për qind më i lartë. Ai do të na kushtojë 17 miliardë euro në vit dhe do t’i godasë 780.000 njerëz (pra, rritje prej 123 për qind).

T’ju rikujtojmë, marrëveshja e Parisit për klimën nga viti 2015, i detyron shtetet nënshkruese që rritjen e kufirit global të temperaturës ta kufizojnë nën 2°C në krahasim me epokën para-industriale, që do të thotë në 1.5°C. Vendet nënshkruese u zotuan t’i reduktojnë emetimet e gazrave serrë. Megjithatë, bazuar në obligimet e marra nga shtetet, planeti është, megjithatë, më afër me rritjen prej +3°C. Edhe rritja prej 1°C është e mjaftueshme për të shkaktuar zvogëlim të akullnajave, ngritjen e nivelit të oqeanit dhe reshje shumë më të mëdha.

Kjo nuk është fare e pazakontë duke marrë parasysh ligjshmërinë që ekziston në natyrë. Është e logjikshme, sepse ajri i ngrohtë në vetvete përmban më shumë lagështi e cila më pas lirohet në formën e dëborës ose shiut.

Për më tepër, urbanizimi është një faktor që i përkeqëson efektet e vërshimeve, dhe ato tani janë katastrofa kryesore natyrore në Evropë, sepse e shkaktojnë dëmin më të madh.

Parashikimet e sakta të ritmit në të cilin po ndodhin ndryshimet klimatike janë çelësi për zvogëlimin e rrezikut të të gjitha këtyre ndryshimeve, na paralajmërojnë ekspertët. Studimi e konfirmoi edhe një herë dyshimin se efektet e ndryshimeve klimatike janë të pamohueshme.

“Rezultatet tona kanë treguar se efektet e mëdha mund të shmangen nëse ngrohja globale kufizohet nën pragun më të ulët. Megjithatë, një rritje e konsiderueshme prej rrezikut të vërshimeve pritet në Evropë madje edhe në rastin e skenarit më optimist, dhe kjo është ngrohja globale prej +1.5°C”, konkluduan autorët e studimit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)