Përfaqësues nga Komuna e Lipjanit, gjatë ditës së sotme kanë qendruar në atelenë ku po punohet shtatorja e Dëshmorit Arsim Zeqiri.
Ata së bashku me familjarët e dëshmorit dhe me komisionin e përzgjedhur nga Komuna e Lipjanit kanë mbikqyrur punimet e shtatores së Dëshmorit Arsim Zeqiri dhe në të njejtën kohë kanë bërë të ditur se Shtatorja tani më ka marrë formën dhe punimet janë drejt finalizimit.
Shtatorja e Dëshmorit Arsim Zeqiri po punohet nga Skulptori i njohur Maksim Mero.
COMMENTS