Në Gjakovë, marsh kundër dhunës ndaj grave

Në Gjakovë, marsh kundër dhunës ndaj grave

Nxënësi vë në siklet deputetët e Kosovës kur pyet për vizat

Në Gjakovë, sot është organizuar një marsh kundër dhunës në familje.
Marshit i është bashkuar edhe kryetarja e Alternatives dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari Lila e shoqëruar nga Dega e partisë së saj në Gjakovë.

Me këtë rast kryetarja Kusari Lila është shprehur se Mekanizmin Kundër Dhunës në Familje ka arritur ta bëjë pjesë të institucioneve lokale, duke u kujdesur në vazhdimësi në trajtimin e viktimave të dhunës, por edhe në sensibilizimin e përgjithshëm kundër dhunës ndaj gruas, thuhet në njoftim.

“Angazhimi ynë në cilën do pozitë që kemi duhet të tregoj përkushtim efikas në parandalimin e dhunës ndaj gruas. Edhe ne këtu sot, por edhe burrat që janë në vendimmarrje, duhet të punojmë maksimalisht për elementin e barazisë i cili i sjellë një vlerë tjetër shoqërisë sonë demokratike. Bashkë duhet të tregojmë se para Zotit kemi lindur të barabartë dhe para njerëzve dihet të trajtohemi të barabartë”, tha ndër të tjera Kusari Lila.

Ky aktivitet është organizuar nga rrjeti i grave “Qeliza”, në kuadër të 16 ditëve fushatë kundër dhunës në familje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)