Në Holandë do të testohen tetë rregullat e reja të futbollit

Në Holandë do të testohen tetë rregullat e reja të futbollit

Akil Gjakova i ARTË në “Tarragona 2018” (Foto)

Nuk është imagjinatë, por ajo çka realisht ka ndodhur në fushën e blertë të takimin mes FC Lisse dhe Quick Boys në kategorinë e tretë të futbollit holandez.

Edhe pse një ndeshje pa rëndësi, nuk ka qenë e tillë për Marco Van Basten. Ish-sulmuesi i Milanit, që sot mban rolin e përgjegjësit për teknologjinë inovative të FIFA-s, ditën e martë mund të thuhet realisht se i ka “çmendur” të gjithë ata që ishin dëshmitarë të këtij takimi, të cilët nuk kanë asistuar në një ndeshje normale futbolli, por në një sport të ri, me të drejtat e autorit që shkojnë për 53-vjecarin holandez.

Ai në 90 minutat e luajtura ka gjetur rastin të aplikojë në fushën e blertë rreth 8 rregulla të reja, që ka i propozuar vetë.

Mund të thuhet se Van Basten po sjell një rregullore të re për futbollin e luajtur. Skema që ai prezanton përmblidhet në këto vendime:

– Ndryshe nga penalltia e zakonshme, lojtari niset nga 30 metra larg portës dhe ka 30 sekonda kohë për të finalizuar.

– Nuk ka më pozicion jashtë loje dhe as kartonë të verdhë, por dritë jeshile për përjashtime të kufizuara në kohë.

– Limiti i ndërhyrjeve të shkaktuar nga lojtari nuk duhet të jetë më shumë se 5.

– I lejohet të flasë me arbitrin vetëm kapitenit.

– Rregullorja e re parashikon që në 10 minutat e fundit koha të stopohet në momentin që ndalet loja, për të evituar kohën inaktive.

– Zëvendësime të shpejta.

– Rivënie anësore më këmbë.

– Më pak ndeshje të zhvilluara përgjatë një viti.

Objektivi i kësaj nisme, ashtu siç konfirmoi në fund të këtij takimi edhe vetë Van Basten, është se këto ndryshime në rregullore të vijnë si një hap i parë për ta bërë futbollin një sport edhe më të drejtë, pasionant dhe të shpejtë.

Por, me siguri, do të duhet kohë për të gjithë tifozët dhe të apasionuarit pas futbollit për t’u mësuar e përshtatur me risitë e propozuara.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)