Në kampin ku fëmijët të vrasin për atdheun

Në kampin ku fëmijët të vrasin për atdheun

S’ka kthim pas, 4 ditë pune në javë në Zelandën e Re

Këshilla numër 1 që marrin fëmijët nga instruktorët në këtë kamp: “Mos e shihni armikun si qenie njerëzore”.

Ky është një kamp nacionalistësh ukrainas, të cilët stërvitin fëmijë të vegjël, të të gjitha moshave, se si të luftojnë kundër pushtuesve rusë.

Kampi është krijuar nga partia ekstremiste nacionaliste, Svoboda, dhe është i fshehur thellë në pyll.

Këta nacionalistë janë akuzuar për retorika të ashpra edhe kundër myslimanëve dhe komunitetit LGBT.

Disa kampe të tilla ushtarake për fëmijë janë financuar edhe nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve, me qëllimin për të ushqyer të rinjtë me dashuri për atdheun.

Instruktori mëson fëmijët të montojnë një Kallashnikov AK47. Disa nga fëmijët janë 8 vjeç.

Më i madhi është ky 18-vjeçar që sapo kaloi lumin me Kallashnikovin me vete.

“Ne nuk vrasim njerëz, por separatistët, ushtarët rusë, pushtuesit nga Moska, nuk. i quajmë njerëz, ndaj do t’i qëllojmë”, thotë drejtuesi.

Të rinjtë mësohen me disiplinë dhe me këngë patriotike.

Grupi e quan kulturën LGBT të perëndimit si dekadencë.

Po përgatiten në formacione taktike.

Kitara me të cilën këndojnë këngë patriotike ka figurën e një xhamie që qëllohet me bomba.

Para se të hanë darkën bëjnë disa ushtrime.

Stërvitja vazhdon edhe natën, në errësirë.

Armët nuk duhet t’i lëshojnë nga dora gjithë ditën. Një vajzë e vogël u lodh aq shumë duke e mbajtur, sa nisi të qajë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)