Në kohë pandemie, shënohet rritje e rasteve të dhunës në familje në Lipjan

Në kohë pandemie, shënohet rritje e rasteve të dhunës në familje në Lipjan

Ariu zbret në fshat…

Qendra për Punë Sociale në Komunën e Lipjanit kohëve të fundit po përballet me një varg kërkesash të ndryshme nga qytetarët për mbështetje me pako ushqimore e higjienike.

Ndërkohë qytetarët po kërkojnë edhe mbështetje sociale dhe ndihmë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet bashkëshortëve, raporton KOHA.

Sipas përfaqësuesve në këtë qendër e gjithë kjo po ndodh për shkak të refleksionit të situatës së pandemisë COVID19, andaj kjo qendër ka regjistruar rritje të rasteve sociale në krahasim me vitin e kaluar. Për tre muaj janë shënuar gjithsejtë 14 raste të dhunës në familje, ndërkohë vetëm gjatë periudhës së pandemisë janë shënuar katër raste të dhunës në familje.

“Për tre muaj janë shënuar 14 raste të dhunës në familje ndërkohë vetëm gjatë periudhës emergjente kemi intervenuar në katër raste të dhunës. Ndërkaq gjatë gjithë vitit të kaluar kemi pasur vetëm 42 raste dhune në përgjithësi. Stafi i QPS-së edhe gjatë kësaj periudhe emergjente është përballuar me flukse të palëve, të cilat kanë kërkuar mbështetje sociale me asistence e po ashtu edhe me pako ushqimore e higjienike”, ka thënë Makfirete Shamolli, drejtoreshë në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan.

Sipas saj, gjatë muajit të fundit në asistencë sociale janë të regjistruara gjithsejtë 1.196 familje, të cilat kanë përfituar pako ushqimore higjienike e të tjera nga komuna dhe nga donatorët.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)