Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot është realizuar aksion pastrimi në fshatin Janjevë

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot është realizuar aksion pastrimi në fshatin Janjevë

Ja sa është plakur Imri Ahmeti për katër vite në krye të Lipjanit (Foto)

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë komunal, si dhe vullnetarë të tjerë të shumtë.

Kryetari Ahmeti tha se mesazhi kryesor për qytetarët e Kosovës në përgjithësi është që vëmendja të përqendrohet sa më shumë tek ruajtja e ambientit.

“Mesazhi që tentohet ose pretendojmë me dhënë përmes këtij aksioni bashkë me organizatën te të gjithë qytetarët, jo vetëm të Janjevës në këtë rast, të Lipjanit, por të gjithë Kosovës, është që vëmendjen ta kemi më shumë nga ruajtja e ambientit dhe të kemi kujdes më të madh që vërtet ta kemi një ambient më të shëndetshëm”, tha Kryetari Imri Ahmeti.

“Kemi nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen rajonale “Pastrimi”. Janë 3000 shporta që do të shpërndahen jo vetëm në Janjevë, por në tërë fshatrat kryesore, më të mëdhaja të Lipjanit. Vitin që po e lëmë pas i kemi shpërnda 1000 shporta, dhe mendoj që të gjitha procedurat do të përfundojnë, eventualisht maj – qershor do të shpërndahen”, tha Kryetari Ahmeti.

Gjatë ditës së sotme, pastrimi u bë në qendrën e fshatit të Janjevës, duke vazhduar tek lumi i fshatit, edhe deponia ilegale e mbeturinave, njoton Zyra për Informim.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)