Në nderim 24 vjetorit të rënies së heroit kombëtar “Haradin A.Bajrami” – “DINAMITI”, do të mbahet vrapimi tradicional “Vrapojmë Shtigjeve të Haradin Bajramit”.
Ky aktivitet do të realizohet në mbështetje të Federatës Atletike të Kosovës, Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe Klubit Atletik “Blinaja”.
Gara e atletikës do të mbahet të shtunën e 1 prillit, duke filluar nga ora 17:00.
Sipas organizatorëve, shtegu do t’i plotëson të gjitha kushtet që i nevojiten një atleti andaj të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje duhet ta ndjekin tabelën e paraqitur si në foton e mëposhtme, ndërsa për më shumë detaje, të interesuarit mund të paraqiten përmes numrit kontaktues dhe përmes faqen zyrtare.
Ata të cilët i nderojnë dëshmorët, e kanë nderuar vetveten dhe vendin e tyre. Ju mirëpresim”, shkruan tutje organizatori. /Gazeta Express/
COMMENTS