Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, për nder të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, janë organizuar një sërë aktivitetesh.
Në shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani” në Lipjan, është mbajtur koncert festiv i cili u shoqërua me këngë e valle të ndryshme, po ashtu kanë përformuar këngëtarë nga estrada kosovare.
Kryetari Komuës Imri Ahmeti së bashku me Kryetarin e Bashkisë së FushëArrëzit Frank Toci ndanë mirënjohje për Liridona Spahijun dhe Mërgim Oruqin për kontributin e dhënë në fushën e kulturës në Lipjan.
COMMENTS