Komuna e Lipjanit ka marrë disa masa me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Tash e tutje, të gjithë punëtorët në çdo biznes ku punohet janë të obliguar që të shërbejnë me maska dhe dorëza. Ndërkohë, marketet ushqimore, barnatoret, furrat e bukës, obligohen të vendosin udhëzimet e shënuara në dysheme për distancë prej 2 metrave, raporton Express.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me dije se më nuk do të lejohen më shumë se 10 persona që të hyjnë në market njëkohësisht, ndërsa në furra dhe barnatore jo më shumë se një konsumator në të njëjtën kohë.
“Në markete, furra dhe biznese tjera që punojnë me karroca dore për bartje të artikujve të dezinfektojnë pas qdo sherbimi karrocat dhe mjetet e tjera të punës, tavolinat, etj”, thuhet në njoftimin e komunës./Express
COMMENTS