Në Lipjan shënohet Dita Botërore e Zemrës

Në Lipjan shënohet Dita Botërore e Zemrës

Ja sa para i ka dhënë Vlora Çitaku për Xhakën, Shaqirin dhe Lichststeiner

Komuna e Lipjanit së bashku me AQH që financohet nga Agjencia Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH ka organizuar shënimin e Ditës Botërore të Zemrës në qytetin e Lipjanit.

Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar AQH për bashkëpunimin e vazhdueshëm por edhe me këtë fushatë vetëdijesuese e cila është në dobi të qytetarëve për ruajtjen e shëndetit.

Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe përmisimin e cilësisë së shëndetit të tyre.

Me këtë rast qytetarët patën mundësi të marrin këshilla nga profesionistë shëndetësor për sëmundjen e zemrës dhe ruajtjen e shëndetit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)