Në Lipjan vdes 37-vjeçari nga fruthi

Në Lipjan vdes 37-vjeçari nga fruthi

Lipjan, arrestohet një person se tentoi të dilte nga kafiteria pa paguar

Nje person i moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, ka ndërruar jetë si pasojë e epidemisë së fruthit.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar rastin, teksa ka thënë se viktima ishte diagnostifikuar me fruth para dy javësh.

“Qe 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infketive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetoi, meqe gjendja ishte shumë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

Ky është rasti i dytë i vdekjeve nga fruthi në QKUK, brenda kësaj jave, njofton Gazeta Online Insajderi.
Para pesë ditësh, në Qendrën Klinike Universitare vdiq nga fruthi një fëmijë 14 muajsh.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)