Në Maternitetin e Lipjanit mbrenda një viti u shënuan vetëm 5 lindje

Në Maternitetin e Lipjanit mbrenda një viti u shënuan vetëm 5 lindje

Gjithçka gati për ngritjen e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale

Ndonëse është themeluar vite më parë, Materniteti në komunën e Lipjanit nuk funksionon si duhet.

Në sallën e lindjes në Maternitetin e komunës së Lipjanit nuk është investuar prej më shumë se 20 viteve. Kushtet e mjerueshme bëjnë që të kryhen më pak se 10 lindje brenda një viti. Kjo është arsyeja pse nënat e kësaj komune drejtohen në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Në mungesë të kushteve për shërbime sekondare, ky institucion kryen vetëm shërbime primare. Gratë shtatzëna mund të kryejnë kontrolla si dhe të marrin këshilla për gjidhënien dhe të tjera, njofton Ulpianapress.

 

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni ka thënë se nuk është problematike vetëm investimi kapital në maternitet por edhe kompletimi i stafit mjekësor aty duhet të punësohet edhe një anesteziolog dhe një nenantolog.

Ajo është zotuar se pavarësisht që sivjet nuk kanë paraparë ndonjë projekt për përmirësimin e kushteve në këtë sektor, do t’i shikojnë mundësitë me rishikimin e buxhetit për këtë vit.

”Gjatë këtyre ditëve kam qenë në vizitë te materniteti në Lipjan dhe e kam parë se gjendja në sallën e lindjeve nuk është e mirë. Përveç pajisjeve të cilat janë stërvjetruar në sallën e lindjeve e kemi problemin edhe të kompletimit të stafit në mënyrë që salla të jetë më funksionale. Shkaku i kushteve të tilla në bazë të raportit vjetor në këtë maternitet janë kryer vetëm 5 lindje të cilat në fakt kanë qenë raste urgjente. Sidoqoftë qëllimi im si drejtoreshë e re në këtë sektor është që ta funksionalizojmë sa më mirë maternitetin dhe lindjet të kryhen në Lipjan”, ka thënë Hajnuni

Në të njëjtën situatë është edhe i njëjti shërbim edhe në komunat e tjera më të vogla, ku për shkak të mungesës së kushteve optimale ose për mungesë mjekësh, nuk kryhen lindjet./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)