Sami Lushtaku ka qëndruar sot në një odë në fshatin Vojnikë të Skenderajt. Në të njëjtën odë është gjuajtur disa herë me armë, në nderim të mysafirit – kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook nga Refki Ramaj, një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i cili ndodhej në odë bashkë me Lushtakun dhe dhjetëra njerëz të tjerë, shihet teksa një person gjuan disa herë me armë.
Pos gjuajtjeve me armë, në odën ku ndodhej Sami Lushtaku të martën, ka pasur ushqim e këngë folklorike, raporton Insajderi.
Jehona e pushkëve ushtonte me të madhe kur i këndohej Adem Jasharit dhe Sami Lushtakut.
Personi që e ka publikuar videon në Facebook, më vonë e ka fshirë atë, por një kopje të videos e ka siguruar portali Magazina.al.
COMMENTS