Në Prishtinë ndizen qirinj për nderë të ish-presidentit Bush

Në Prishtinë ndizen qirinj për nderë të ish-presidentit Bush

Babai iu dënua me burgim të përjetshëm, xhudisti I Kosovës tërhiqet nga gara

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi dhe shumë qytetarë, sonte ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë për nder të ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush. Me këtë rast, ministri Bytyqi, ka thënë se përveç që sot ka marrë vendim që në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë t’i kushtohet miqësisë mes SHBA-së dhe Kosovës, ndezja e qirinjve në orët e mbrëmjes po bëhet në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e presidentit George H. W. Bush. “Konsideroj që ky respekt është i nevojshëm, sepse vërtet ka bërë shumë për popullin tonë dhe për Kosovën në vitet kur ishte në pyetje ekzistenca e vendit tonë dhe humbja e shpresës. Ishte pikërisht presidenti Bush, tashmë i ndjerë, i cili i pari dha një sinjal dhe një shpresë të madhe për popullin tonë, kur edhe vendosi vijat e kuqe”, u shpreh Bytyqi.

George H.W. Bush ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbeu gjatë viteteve 1989-1993. Bush vdiq më 30 nëntor të këtij viti, sot SHBA zhvilloi ceremoninë shtetërore të varrimit, ndërkohe edhe në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi shpalli ditën e stome ditë zie shtetërore për nder të Bush.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)