Në fshatin Ribar i Madh të komunës së Lipjanit, ka filluar ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Kadri Beba”.
Nënkryetari Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi së bashku me Avdullah Grajçevci djali i Kadri Bebes, sot kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Ribar të Madh.
Nënkryetari Bytyqi, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Ribar i Madh për fillimin e punimeve në obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se komuna është e përkushtuar që fusha e arsimit të jetë ndër pioritetet e saja me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.
“Do të mbetet obligim i yni po edhe i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë tek një cilësi më e mirë e mësimnxënies për gjeneratat që do vijnë jo vetëm në vendbanimin e juaj por në të gjithë Komunën e Lipjanit”, është shprehur nënkryetari Diamant Bytyqi.
Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit dhe realizimi tij do t’i kushtoj 415000 euro.
COMMENTS