Nëndega Lipjani II me strukturë të re, Alban Nuredini zgjidhet kryetar

Nëndega Lipjani II me strukturë të re, Alban Nuredini zgjidhet kryetar

Lekaj e quan pretendim të Prokurorisë aktakuzën e ngritur ndaj tij

“Ka vazhduar procesi zgjedhor i PDK-së dega në Lipjan, ku sot është mbajtur Kuvendi zgjedhor në nëndegën Lipjani II. Me këtë rast, Nënkryetari i degës z. Lulzim Rrustemi ka thënë se Dekada e Re është program që është krijuar për qytetarët dhe se me këtë program ata sigurojnë Zhvillim, Besim, Integrim.
Ai falenderoi strukturën e deritashme udhëheqëse të nëndegës për angazhimin që ka bërë për t’i sjell PDK-së fitore, dhe ftoi që të vazhdojnë të japin kontributin edhe më tej që bashkë t’i gëzojmë fitoret e reja.

Kuvendi zgjodhi kryesinë e re të përbërë me 11 anëtarë ndërsa 4 delegatë do të përfaqësojnë këtë nëndegë në Kuvendin zgjedhor të degës.

Poashtu, Kuvendi me vota të fshehta zgjodhi Kryetar Alban Nuredini, Fakulteti i Agrobiznesit.

PDK-dega Lipjan”, shkruan në faqen zyrtare të PDK-së së Lipjanit, përcjell Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)