Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me Drejtorin për Buxhet dhe Financa si dhe Zyrtaren për Integrime Evropiane, sot kanë pritur në një takim informues, përfaqësuesit e misionit për Paqe dhe Stabilitet nga Komisioni Evropian, Chatalin Gherman dhe Caroline Stampfer.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për realizimin e projekteve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, projekt ky i cili do të ketë fazën e dytë të realizimin nga UNDP.
Nënkryetari Tasholli i ka informuar të pranishmit për trashëgiminë kulturore në Komunën e Lipjanit. Ai po ashtu i ka njoftuar se Komuna e Lipjanit ka të aprovuar edhe Planin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Përfaqësuesit e misionit për Paqe dhe Stabilitet nga Komisioni Evropian thanë se janë të interesuar në përmirësimin e bashkëjetesës nëpërmjet ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Qëllimi i këtij misioni është të diskutojë kontratën e re të drejtpërdrejtë me UNDP për fazën e dytë të projektit për trashëgimi kulturore dhe për njoftimin rreth thirrjes që do të publikohet për dorëzimin e projekt propozimeve.
COMMENTS