Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).
Kjo marrëveshje ka për qëllim të implementimin e projektit “Trajtimi profesional dhe mundësit për gjenerimin e të ardhura në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale” që do të financohet nga CFD dhe që do të implementohet nga IADK.
Nënkryetari Xhemajli është shprehur i kënaqur që ky projekt do të zbatohet në Komunën e Lipjanit dhe se është një mundësi e mirë që personat që merren me bujqësi, dhe të rinjtë të përfitojnë nga ky projekt.
COMMENTS