Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit “Lipjani për Fëmijët”

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit “Lipjani për Fëmijët”

Biznesmeni Fazliu ndihmon të riun nga Lipjani me 1 mijë euro

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Fitim Sadikun, përfaqësues i organizates POLIS, për të implementuar projektin – Përmirësimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndërgjegjësimi për të drejtat e fëmijëve në Komunën e Lipjanit, që shpie në arritjen e qëllimeve të iniciativës globale “Komuna mike për Fëmijët”, në këtë rast “Lipjani për Fëmijë”.


Komuna e Lipjanit përmes kësaj iniciative “Lipjani për fëmijët”, synon realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe një thirrje për veprim dhe angazhim për përfshirjen e çështjeve të fëmijëve në agjenden komunale, po ashtu një thirrje për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie për Fëmijët.
Në këtë rast Komuna e Lipjanit dhe POLIS përmes kësaj marrëveshje angazhohen për përmirësimin e mëtutjeshëm të jetës së fëmijëve dhe familjeve me anë të politikave, programeve avokuese për ndërtimin e kapaciteteve në fushat e ndryshme si dhe fuqizimin e të rinjëve dhe pjesëmarrjes si dhe inovacioneve.


Komuna e Lipjanit do të bëjë hartimin e dokumenteve në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve. Për të realizuar këto dokumente do të marrë mbështetje edhe nga organizata që punojnë në këtë fushë. Kualicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në kuadër të projektit “Protection of Child Rights in Kosovo” në bashkëpunim me POLIS si implementuese e projektit për Komunën e Lipjanit, i cili do të ofroj mbështetje teknike në këtë proces.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)