Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi. I pandehuri Nexhat Dedia është dënuar me pesë muaj burgim, ndërsa i pandehuri i tjetër Labinot Krasniqi është dënuar me katër muaj burgim.
Të dy këta akuzoheshin për kryerjen e veprave penale “kanosja”, “lëndimi i lehtë trupor” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, pasi që të njëjtit më 26 janar 2016 në Vushtrri i kishin shkaktuar lëndim trupor gazetarit, Gazmend Morina.
Me 20 korrik të vitit 2016, Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Nexaht Dedia dhe Labinot Krasiqni për sulm fizik të bërë ndaj gazetarit Gazmend Morina.
Kujtojmë se gazetari i portalit “Veriu.info”, Gazmend Morina, më 26 janar 2016 është rrahur fizikisht me shufra hekuri nga ish-asamblisti i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi.
COMMENTS