NËNTË VENDE TË BE-SË BASHKOHEN PËR TË LUFTUAR SULMET KIBERNETIKE

NËNTË VENDE TË BE-SË BASHKOHEN PËR TË LUFTUAR SULMET KIBERNETIKE

Ultras Tigrat: Ku është kapiteni që e inkuadroi Ulpianën në Ligën e Parë?

Nëntë vende anëtare të Bashkimit Evropian do të krijojnë “ekipe të reagimit të shpejtë” për të luftuar sulmet kibernetike, sipas një projekti të ideuar nga Lituania, e cila ka nisur paralajmërime rreth atyre që i ka cilësuar si “aktivitete kibernetike armiqësore të drejtuara nga Rusia”.

“Nëntë shtete janë pajtuar për t’u bashkuar. Ideja është që të krijojmë ekipe evropiane të reagimit të shpejtë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Lituanisë, Raimundas Karoblis, për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai ka shtuar se homologët e tij nga Kroacia, Estonia, Holanda dhe Rumunia do të takohen më 25 qershor në Luksemburg për të nënshkruar marrëveshjen.

Finlanda, Franca, Polonia dhe Spanja do të bashkohen më vonë gjatë vitit, ka shtuar ai.

Lituania njihet si vend lider në çështjen e mbrojtjes kibernetike, pasi në vitet e fundit ka qenë shumë aktive në marrjen e masave mbrojtëse kundër “veprimeve armiqësore” nga Rusia, të cilat shënjestrojnë sektorin shtetëror dhe atë të energjisë.

Sipas marrëveshjes, ekspertët do të bashkohen në disa grupe me baza rotative, të cilat do të jenë në gjendje t’iu japin ndihmë autoriteteve kombëtare në këtë çështje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)