Nesër ditë zie në komunën e Lipjanit

Nesër ditë zie në komunën e Lipjanit

Koalicioni AAK-PSD “dridhë” Maguren, pëkrahësit e Profës nuk i zë salla

Me vendim të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nesër është shpallur ditë zie në Komunën e Lipjanit.

Dita e zisë është shpallur për të ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sabit Tmavës.

Në aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Duhël, ku kanë humbur jetën tre të rinj, dy nga Komuna e Lipjanit dhe një nga Prishtina, transmeton kp.

Siç njofton Komuna e Lipjanit, anulohen të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen nesër.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)