Nesër fillon aksioni “Sofra e Kurban Bajramit” (Video)

Nesër fillon aksioni “Sofra e Kurban Bajramit” (Video)

Përkrahja e komuniteteve në Fushë Kosovë?

Aksioni humanitar “Sofra e Kurban Bajramit” që po organizohet nga iniciativa “Lipjani për lipjanasët”, duke e parë fullnetin e mirë të diasporës dhe qytetarëve të Lipjanit pritet të ecë mbarë e mirë.

“Lipjani për lipjanasët” është bërë adresë e sigurt ku bamirësit e vullnetmirët qoftë nga Lipjani por edhe diaspora duke u nisur nga përvojat e kaluara, pritet të derdhin mjetet e tyre duke ndihmuar këtë aksion humanitar duke i’u përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative.

Me këtë rast organizatorë u bëjnë thirrje edhe fshatrave të komunës së Lipjanit që të organizohen në ndihmë të këtij aksioni, që për qellim kanë që në ditën e Kurban Bajramit të dorëzojnë sa ma shumë pako ushqimore në ndihmë të familjeve në nevojë nga komuna e Lipjanit.

Aksioni “Sofra e Kurban Bajramit”, nisë që nga nesër dhe të gjithë qytetarët që deshirojne të kontribojnë për bashkëvendasit e tyre, inciativa “Lipjani për lipjanasët” gjindet në rrugën “Komandant Kumanova” në Lipjan.

Pa solidarizimin tuaj, aksioni nuk ka suksese.Ju faleminderit, dalshim faqebardhe ne kete aksion.Zoti ju bekofte.

Gepostet von Lipjani për lipjanasët am Samstag, 18. Juli 2020

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)