Nesër luhatje të mëdha të temperaturave brenda ditës, ja çfarë moti do të kemi

Nesër luhatje të mëdha të temperaturave brenda ditës, ja çfarë moti do të kemi

PDK “shpik” pozita: Kush do të jetë Drejtor Ekzekutiv i partisë së Veselit?! Pozitë interesante ka edhe Xhavit Haliti!

Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

“Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive.”, thuhet në raportin e IHMK-së.

Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Në qytete të ndryshme të Kosovës, si Mitrovica, Ferizaj e Prishtina, do të ketë luhatje të madhe të temperaturave brenda ditës, nga ajo më e ftohta që është -11 gradë e deri tek më e ngrohta që arrin në 2, respektivisht 3 gradë celcius. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)