Nesër mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca për Demarkacionin

Nesër mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca për Demarkacionin

Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje binjakëzimit me dy Komuna nga Italia

Marrëveshja për Demarkacion, bashkë me raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit, ka arritur në Kuvend, pas miratimit nga ana e Qeverisë, në mbledhjen e mëngjesit të së hënës. Express merr vesh se të martën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar seancën.

Seanca për votim të Demarkacionit me Malin e Zi pritet të caktohet të martën nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express burime brenda Kuvendit.

Të njëjtat burime i kanë thënë Gazetës Express se seanca pritet të caktohet javën e ardhshme, pasi për këtë javë tashmë janë të parapara dy seanca të rregullta, përfshirë atë për shqyrtimin e buxhetit për vitin 2018.

Megjithatë, as e dita e premte e kësaj jave nuk përjashtohet si ditë kur mund të caktohet mbajtja e seancës për demarkacion, që hyn në rend të ditës pas gati një viti në Kuvend.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu, ka bërë të ditur se sot i është proceduar Kuvendit raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Demarkacionit.

“Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi së bashku me raportin e komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, brenda ditës i procedohen Kuvendit”, thuhet në përgjigjen nga Qeveria. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)