Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Më shumë se 100 raketa u lëshuan në Siri

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër nga ora 10:0 do të ketë seancë me disa pika të rendit të ditës

Pikat e rendit të ditës janë si më poshtë:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet postare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Metrologji,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,

Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,

Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,

Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,

Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)