Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka folur rreth përplasjeve të fundit në Vetëvendosje.Ai ka thënë se këto përplasje nuk janë të rastësishme, për shkak të konstruktit të përbërjes, ku nuk jemi shumë mirënjohës ndaj të tjerëve.
“Këto zhvillime nuk janë të rastësishme, për shkak se ne konstrukti i përbërjes sonë, nuk lejon shumë demokraci dhe nuk jemi shumë mirënjohës, dhe e harrojmë shumë shpejt i marrim meritat vet”, tha ai në Klan Kosova.
Tutje Spahiu, ka theksuar se në Vetëvendosje nuk e duan Albin për lider të përjetshëm.Ngjarjet e fundit në Vetëvendosje, kanë ngritur dilema dhe debate të shumta, nëse kjo parti do të ndahet, përcjellë Gazeta Blic.
E gjithë kjo ka filluar nga një publikim i bisedave mes anëtarëve të VV-së, ku deputetja Aida Dërguti, ka ofenduar rëndë Albin Kurtin,anëtar të shumtë të Vetëvendosjes, kanë mohuar se një përçarje e tillë mund t’i shkaktoj ndarje Vetëvendosjes.
COMMENTS