Në Komunën e Lipjanit sot kanë filluar dëgjimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit për vitet 2023-2025.

Në Komunën e Lipjanit sot kanë filluar dëgjimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit për vitet 2023-2025.

Borë e shi dhe nesër? Njihuni me parashikimin e motit

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani ka pranuar të gjitha kërkesat që kanë dalur nga këto takime dhe ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë sa më shumë në këto takime sepse kanë rendësinë e veçantë dhe është mundësia më e mirë për përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në në planifikim të buxhetit për vitet e ardhshme.

Takime janë mbajtur me anëtarët e Kuvendit Komunal, Komitetin për Politikë e Financa, Komiteti për Komunitete, Komitet e tjera, si dhe me banorët e qytetit të Lipjanit, fshatrave Konjuh, Jeta e Re, Banullë Llugaxhi, Bujari, Rubovc, Kojskë, Gllogovc, Qallapek si dhe Gratë dhe shoqatat e Gruas, Organizatat e Shoqërisë Civile, Personat me aftësi të kufizuara, të rinjtë, Shoqatat e të rinjëve, Klubet Sportive, Fermerët e Komunës së Lipjanit.

Ndërsa në orët e pasditës do të zhvillohen këto takime:

Ora: 16:00 shkolla fillore me banorët e fshatrave: Grackë e Vjetër Grackë e Vogël Komunitetet jo shumicë nga Rubovci dhe Lipjani.

Ora:18:00 Me banorët e fshatrave: Gadime e Ulët, Gadime e Epërme, Babush, Marevc, Gllavicë, Vrellë, Plitkoviq.

Ora:19:30 Me banorët e fshatrave:Sllovi, Smallushë, Turbovc, janjevë, Akllap, Teqe dhe Brus.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)