Nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve që ranë në Lepenc

Nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve që ranë në Lepenc

TIGRAT krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme (Video)

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 10 mijë euro për familjen e dy policëve që vdiqën në aksidentin në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit më 29 prill.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se kjo shpreh respektin dhe nderimin për ta.

” Kjo është një shumë modeste por dëshmi e përkrahjes së vazhdueshme për policët. I shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë popullit të Kosovës”, tha Haradinaj.

Armend Trena është gjetur dje në ujërat e lumit Lepenc nëntë ditë aps aksidentit dhe do të varroset në orën 16:00. Ndërsa kolegu i tij Malësor Dashi është gjetur po ashtu në lumin Lepenc të enjten që shkoi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)