Nga burrnia politike te shemtirat e rrjeteve sociale

Nga burrnia politike te shemtirat e rrjeteve sociale

“Lipjani pa zë, LDK pa kandidatë – A po fshehet diqka prapa heshtjës së Imri Ahmetit

Shkruan: Granit Duriqi

Dikur politika në Lipjan zhvillohej ndryshe. Kandidatët dilnin para qytetarëve me ide të qarta, me programe të pasura, me guxim për të debatuar dhe për t’u ballafaquar me kritika. Ishte një garë burrnore, ku fjala dhe vizioni kishin peshë, dhe ku secili synonte të linte gjurmë të qëndrueshme për të ardhmen e qytetit. Qytetarët ndiheshin pjesë e vendimmarrjes dhe e debatit publik, dhe politika kishte një dimension të respektueshëm, që frymëzonte besim dhe përgjegjësi.

Sot, fatkeqësisht, pamja është krejt tjetër. Në vend të debatit dhe angazhimit real për qytetarët, shohim shfaqje për audiencën, ku rëndësi kanë vetëm fjalët boshe dhe pamja, jo interesat bazike të qytetarëve. Njëri kandidat ndal qytetarët në rrugë, jo për të diskutuar ide apo për të dëgjuar hallet e tyre, por vetëm për një selfie për Facebook, duke u thënë me lehtësi, “mos ma jep votën, veç foton ta bëjmë”. Tjetri shfaqet në publik me veshje sikur të shkonte në det për t’u larë, me brekë të shkurta të larjes, duke bërë spektakël mes vajzave të reja, ndërkohë që kritikon punime që nuk janë pranuar ende instuticioni komunal.

Ky kontrast është i dhimbshëm, nga politika e ideve dhe vizionit të qartë, kemi rrëshqitur te politika e “story”-ve dhe “like”-ve, te spektakli dhe fjala e zbrazët. Sot, shumë kandidatë merren më shumë me të kënaqur audiencën, sesa me të adresuar problemet reale të qytetarëve. Nga burrnia e së kaluarës, kemi kaluar në shfaqje që i shërbejnë vetëm egos personale dhe jo qytetit.

Lipjani meriton më shumë se kaq. Ky qytet ka burra e gra të zotë, që mund të adresojnë kritikat me seriozitet, të hartojnë plane të plota zhvillimi dhe të punojnë për interesin e qytetarëve. Por për ta sjellë këtë ndryshim, qytetarët duhet të kërkojnë më shumë se një fotografi apo një spektakël – duhet të kërkojnë vizion, program dhe përgjegjësi.

Ky fenomen nuk është unik për Lipjanin. Në kulturën popullore dhe letërsinë moderne, shembuj të tillë kritikë për politikën dhe shfaqjen e saj të jashtme janë të shumtë. Filmi “The Great Dictator” i Charlie Chaplin-it tregon qartë se si liderë që fokusohen vetëm tek propaganda dhe pamja e jashtme, duke injoruar vlerat reale dhe nevojat e njerëzve, krijojnë një botë të shtrembër dhe të shëmtuar. Chaplini përdor humorin dhe ironinë për të treguar se politika e falsitetit dhe spektaklit mund të shpërthejë në absurditet, por edhe të ketë pasoja serioze. Po ashtu, në librin “Animal Farm” nga George Orwell, liderët që manipulojnë perceptimin publik dhe mashtrojnë qytetarët për qëllime personale tregojnë se pa përgjegjësi dhe vizion të qartë, qytetarët dhe shoqëria e tyre mbeten të humbur.

Dhe pikërisht kështu duken disa nga kandidatët tanë, si Chaplini që bëhet qesharak me propagandën e tij, ose si liderët e Orwell-it që mashtrojnë qytetarët me shfaqje të jashtme dhe fjalë të zbrazëta. Vetëm se këtu, tragjikomedia nuk ndodh në ekran, por në rrugët e Lipjanit, në rrjete sociale dhe në votën që mund të vendosë fatin e qytetit.

Lipjani sot është në një pikë kritike. Vota dhe vlerësimi i qytetarëve janë instrumenti më i fuqishëm për të rikthyer politikën në rrugën e seriozitetit dhe vizionit të vërtetë. Sepse, në fund, nuk bëhet fjalë për selfie apo për spektakle të shkurtra, bëhet fjalë për të ardhmen e qytetit, për perspektivën e fëmijëve tonë, dhe për një Lipjan që mund të krenohet me burrni politike dhe jo me shemtira virtuale.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)