Nga fjalët në vepra, Imri Ahmeti dhe historia e suksesit të Lipjanit

Nga fjalët në vepra, Imri Ahmeti dhe historia e suksesit të Lipjanit

DINO ecën vet

Si një kolos që para betejës hyn i qetë, pa zhurmë, por me peshën e veprave mbi supe, kështu u shfaq Imri Ahmeti mbrëmë në Pressing me Leon. Qetësia dhe qartësia e tij nuk janë thjesht karakter, por forcë, forcë që vjen nga një punë e gjatë, vizion dhe përkushtim të palëkundur. Ai nuk kishte nevojë të mburrej me fjalë, sepse Lipjani i sotëm flet vetë, rrugët e asfaltuara, shkollat moderne, hapësirat publike të përparura, ujësjellësi dhe ndriçimi i lagjeve të gjitha këto janë dëshmi e një transformimi historik që ka ndodhur në vetëm 12 vite.

Nuk është e lehtë të flasësh për dy fytyrat e Lipjanit, atë të baltës dhe errësirës së vitit 2013, dhe Lipjanin e sotëm, të gjallëruar, të ndriçuar dhe të organizuar si një qytet model. Por Imri Ahmeti e tregoi këtë transformim me një qetësi të rrallë, duke duruar emocionin dhe pa derdhur asnjë pikë loti. Ai ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve, në të mirë e në të keqe, dhe ka ruajtur besimin e tyre për 12 vite me përkushtim të jashtëzakonshëm. Ky besim është vërtetuar qartë edhe nga zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021, të dyja të fituara pa balotazh dhe me përqindje të larta, një dëshmi e fuqishme e lidhjes së tij me qytetarët.

Figura e tij qëndron mbi politikën e zakonshme. Imri Ahmeti ka ngritur një standard të ri të udhëheqjes, integritet i plotë, transparencë dhe afërsi me qytetarin, të cilat vështirë të arrihen nga ndonjë tjetër as në gjysmë. Për 12 vite, as dera e ndonjë drejtori dhe as dera e Imri Ahmetit nuk është trokitur nga prokuroria, një dëshmi e qartë se pushteti mund të shërbejë dhe të respektojë ligjin.

Profesionalizmi, modestia dhe qetësia e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Jam i bindir që edhe kundërkandidatët e tij, pavarësisht rivalitetit, janë ndier të impresionuar nga figura e tij brilante. Secili prej tyre ka kontribute dhe vizionin e vet, por Imri Ahmeti shfaqet mbi të gjithë, me maturi, respekt dhe një lidhje të jashtëzakonshme me qytetarët, që i kthen dashuri dhe besim çdo ditë. Ai nuk bën politikë me zhurmë, por me rezultate, duke e ngritur nivelin e gjithë garës politike dhe duke treguar se qetësia dhe puna e ndershme janë arma më e fortë e një lideri të madh.

Në çdo fshat dhe lagje të Lipjanit sot ndjehet përkushtimi i tij, infrastruktura e përmirësuar, shkollat që ofrojnë standarde europiane, hapësirat publike të sigurta dhe ndriçimi i rrugëve që i jep si fshatrave , ashtu dhe qytetit një fytyrë të re, janë vepra konkrete që flasin më shumë se çdo fjalim. Kjo lidhje e tij me qytetarët është më e madhe se politika, është respekt, besim dhe dashuri reciproke.

Imri Ahmeti nuk hyn thjesht për një mandat tjetër, ai hyn si dëshmi se politika mund të bëhet ndryshe, me nder, me integritet, me qetësi dhe me vizion të prekshëm. Në këtë paraqitje, ai tregoi se një udhëheqës i madh nuk matet me fjalë të mëdha, por me zemër, punë të palodhur dhe dashurinë që fiton nga qytetarët e vet.

Dhe në fund, ajo që e bën figurën e tij të papërsëritshme është fuqia e transformimit që ka sjellë në qytet, respekti dhe dashuria që i kthehet çdo ditë nga qytetarët. Imri Ahmeti nuk është vetëm një kryetar. ai është simbol i qeverisjes së ndershme, i vizionit të guximshëm dhe i lidhjes së sinqertë me njerëzit e tij, një udhëheqës që Lipjani e meriton dhe që historia e qytetit nuk do ta harrojë lehtë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)