Alexandria Ocasio-Cortez është një emër e cila hyri në historinë e Amerikës duke u bërë kongresmenja më e re, në moshën 29-vjeçare.
Dje u mbajtën zgjedhjet e Kongresit në Amerikë dhe disa nga fituesit kanë thyer barrierat, ndërsa u zgjodhën mbi 100 gra.
Kjo është hera e parë që ajo kandidon dhe e nisi fushatën ndërsa punonte si kamariere. Në qershor në zgjedhjet për kongresin në disa qarke ajo fitoi 57% të votave dhe madje fitoi edhe një qark për të cilën nuk synoi të kandidonte.
Vajza e një emigranti nga Puerto Rican, Ocasio-Cortez ka bërë fushatë për çdo gjë, nga heqja e ligjeve të emigracionit te universitetet publike falas. Ajo gjithashtu ka punuar më parë si një organizatore për fushatën presidenciale të Bernie Sander.
“Kur e nisa mendoja se nuk do ta fitoja. Sidomos kur isha në fillim, ka shumë njerëz , që thonë “Kush je ti? Je thjesht një kameriere duke kandiduar për Kongres”. Kjo ishte e vërtetë. Kush mendoja se isha unë? Kur kaq shumë njerëz ta thonë këtë, mund të zhytesh. Shoqëria jonë i ul njerëzit në sasinë e parave që ata bëjnë dhe pozicionin e tyre profesional, që është shumë demoralizuese. E dija që unë isha një edukatore, e dija se isha organizatore … E dija se ajo që po bënim ishte e drejtë. Gjithmonë kam qenë e bindur se ajo që po bëja ishte gjëja e duhur. Por më duheshin muaj, muaj dhe muaj për të bindur veten dhe për të bindur të tjerët se isha zgjedhja e duhur”, tha Alexandria për “Elle”.
COMMENTS