Nga Superliga, në kolaps financiar, skuadra lipjanase pa paga dhe e zhytur në telashe

Nga Superliga, në kolaps financiar, skuadra lipjanase pa paga dhe e zhytur në telashe

Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive në Sllovi të Lipjanit

klubi futbollistik Ulpiana vazhdon të jetë në krizë të thellë financiare si asnjëherë më parë pasluftës.

Klubi lipjanas ende nuk ka kryer një pjesë të madhe të obligimeve ndaj lojtarëve dhe një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë.

Klubi u ka borxh rreth tri paga, shumicës së lojtarëve, perderisa nëndetësja cdo e ditë e më shumë po fundoset, bardhekaltërt po braktiset nga ekuipazhi që mbrojtësn ngjyrat tash e disa vite.

Ulpianapress, ka kontaktuar disa lojtarë të Ulpianës, dhe ata i’a kanë konfirumuar që klubi i detyrohet dy paga, si dhe muajin e qershorit.

Po, kanë mbet borgj, dy paga dhe muajin e qershorit”, deklarohet njëri nga futbollistët që deshiron të mbetet anonim, për disa arsyje.

Situata bëhet edhe më e thellë pasi dy donatorët kryesorë të klubit, më nuk po financojnë, dhe kryesia aktuale ka mbetë nën qiellin e hapur.

Gjithashtu vlen të theksohet se edhe presidenti i klubit, Abedin Salihu javë më parë ka dhënë dorëheqje, dhe këtë i’a kanë konfirmuar Ulpianapress-it persona mbrenda klubit.

Ulpiana gjatë këtij viti ishte pjesë e elitës se futbollit kosovar, mirëpo nuk i mjaftuan 6 fitore, 9 barazime dhe 21 humbje që të mbetët edhe për një vit anëtare e Supërligës./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)