Ngacmoi seksualisht praktikanten, kirurgu suspendohet, i është ngritur edhe aktakuzë

Ngacmoi seksualisht praktikanten, kirurgu suspendohet, i është ngritur edhe aktakuzë

Pamje nga lëshimi i lipjanasit me ski në Botërorin e Suedisë

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës ka suspenduar kirurgun N.B nën dyshimin për ngacmim seksual.

N.B në vazhdimësi kishte ngacmuar S.M, praktikante në Spitalin e Pejës duke i dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje ngacmimi.

Ai ka filluar ta ngacmojë praktikanten që nga gushti i vitit 2018.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zyrtari për informim dhe monitorimin e mediave në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me datën 3 shtator të vitit 2018, i pandehuri i shkruan edhe një letër me përmbajtje ngacmuese të cilën ja kishte dhënë dëshmitares A.K, për t’ia dërguar të dëmtuarës S.M., dhe pasi që kjo e fundit e kishte lexuar të njëjtën e kishte grisur, ndërsa me vonë e kishte raportuar rastin në polici”, tha Nikçi.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Spitali të Pejës, Naim Sahiti, ka thënë se kirurgu është supsenduar nga puna sipas ligjit dhe do të marrë 50 për qind të pagës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)