Po ndërtohet rruga për rreth hekurudhës prej udhëkryqit Gllogov-Rubovc deri te studiumi i qytetit në Lipjan
Kryetari Komunës, Imri Ahmeti sot nga afër ka përcellur punimet në ndërtimin e rrugës që përshkon për rreth hekurudhës nga udhëkryqi Gllogovc-Rubovc deri te stadiumi i qytetit.
Kryetari Ahmet, gjatë kësaj vizite ka thënë se me realizimin e këtij projekti do të krijohet edhe një mundësi shtesë e cila mund të shfrytëzohet edhe si rrugë alterinative nga ana e qytetarëve për një qasje më të lehtë në rrugët kryesore.’
Ndërsa, banorët e kësaj pjesë u shprehën të kënaqur rreth realizimit të këtij projekti si dhe kanë falënderuar Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij në reazlimin e shumë projekteve e që kanë rëndësi të madhe për qytetarët lipjanas.
Ndërtimi i kësaj rruge është në gjatësi prej 1212 metra, njofton faqja zyrtare e Komunes, percjell Ulpianapress.
COMMENTS