Nis ndërtimi i shëtitores te pishat në Gadime

Nis ndërtimi i shëtitores te pishat në Gadime

Nxënësit e SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, fitues të shumë çmimeve në garat ndërkombëtare ASEF 2023

Në mengjesin e sotëm kanë filluar punimet në ndërtimin i shëtitores te pishat në Gadime. Fillimin e punimeve nga afër e ka përcjellur Kryetari Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast kryetari Imri Ahmeti, tha se ndërtimi i shtegut të ecjes që do të ketë edhe shtegun e bicikletave e ndriqimin publik për banorët e këtij regjioni është jashtëzakonisht i nevojshëm sepse edhe kështu frekuentohet për ecje e rekracion e ne sot filluam investimin ta plotësojmë me infrastrukturë të nevojshme dhe ta bëjmë të gatshëm për vizitorët e përditshëm ka thënë Kryetari Ahmeti.
“ Ndër bukuritë e rralla natyrore, pishat e ajrin e freskët qytetarët shumë shpejt do të kenë mundësi të shijojnë tek shetitorja te pishat në Gadime që filluam sot si projekt, një zonë gjelbëruese në këtë mjedis me një pamje të mirë së shpejti do të jetë në shërbim të shëndetit e rekreacionit të qytetarëve jo vetëm të Gadimes por edhe më gjerë”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Ky projekt do të financohet nga Komuna e Lipjanit dhe do të kushtoj rreth 180 mijë euro

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)