Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan, ja si mund t’i blini

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan, ja si mund t’i blini

Serbët i gëzohen lëndimit të Xhakës

39 Kompania e cila ka marrë të drejtën e menaxhimit dhe shitjes së biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani, ka njoftuar se sot në orën 12:30 ka filluar shitjen online të biletave.
Çdo person paraprakisht duhet të hapë llogarinë në platformën www.tiks.app dhe më pas ta kryejë pagesën nëpërmjet kartelave bankare.

Çdo person ka të drejtë të blerjes së tri biletave me kartelën bankare, por duhet që të japë të dhënat për secilin posedues të biletës, pasi në biletë do të shtypet emri dhe mbiemri i secilit posedues të biletës.

Të martën Kosova e pret Azerbajxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve duke filluar prej orës 20:45.

Në videon më poshtë mund ta shikoni procesin e blerjes së biletës:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)